Veseli: Festës i shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletini (foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, homazhet e tij për 28 Nandorin i ka fillue prej varrit të Isa Boletinit.

Kryeparlamentari Veseli ka thanë se sot asht nji ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.

Sot, simbas Veselit, zemrat e tanë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njisoj.

“Për nji shekull rresht e kemi festue këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguem për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thanë kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thanë se sot sfidat tona nuk janë ma sfida të luftës, por të paqes.

“Janë sfida për me forcue shtetin e së drejtës dhe për me zhvillue ekonominë prodhuese. Janë sfida për me zhdukë varfninë dhe papunësinë nga familjet tona dhe për m’u krijue perspektivë të sigurt shkollimi dhe punësimi, në vendin e tyne, të rijve tanë. Janë sfida për me ba të begatshme Kosovën dhe jetën e qytetarëve në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim të saj”, ka thanë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Sot, najkush pretendon me vendosë kundërshti në mes identitetit shtetnor të Kosovës dhe identitetit kombëtar. Dikush flet edhe për përçamje flamujsh apo datash historike. Por, e kanë gabim. Të tillët vetëm kallxojnë se sa pak e njohin historinë dhe sa të paqartë e kanë t’ardhmen”, ka thëaë kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thanë se forcimi i identitetit shtetnor të Kosovës asht begatim i identitetit kombëtar.

rgfsdf rghdg-650x358