Veseli flet për Qeverinë e re, për seancën e djeshme thotë se ka ndodhë nji cirk i opozitës

Kadri Veseli ka shprehuë besimin e tij se qeveria e re ka m’i përbyll katër vitet e punës me vendime të randësishme.

“Besoj se kjo qeveri ka m’i përmbyll katër vitet dhe ka me marrë vendime të randësishme që i hapin udhë integrimeve dhe zhvillimit ekonomik… nuk ka me qenë qeveri që kënaqet me numra, por ka me qenë qeveri e vendimeve”, ka deklarue Veseli.

Veseli tue komentue seancën e djeshme ka thanë se dje ka ndodhë nji cirk, porse ‘ndeshja’ mbetet ende e hapun.

Shperndaje në: