Veseli flet për seancën, godet Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës asht abuzue nga Vetëvendosje dhe asht përcjelle me shkelje të mundshme kushtetuese.

Megjithëkëtë, lideri i PDK tha se partia e tij nuk ka me ju drejtue Kushtetueses, por në rast të kundërt, ai tha Vetëvendosje menjiherë kishte me shkue në Kushtetuese.

Këto komente, Veseli i bani gjatë nji interviste në RTK, ku theksoi se seanca e Kuvendit që nga fillimi kishte skenar nga Vetëvendosje për bllokim dhe dështim, por edhe me shkelje kushttuese që nga forma e betimit të kryesusit të seancës.

Ai tha se mbyllja e seancës në formë arbitrare nga kryesuesi ishte shkelje kushtetuese dhe për këtë arsye simbas Veselit, deputetët e shumicës nuk shkuen ma në seancë.