Veseli ‘godet’ VV’n: S’mundeni me na ndalë as me forcë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mohue kategorikisht se mund të pengohen nga Vetëvendosja, për finalizimin e çashtjes së Demarkacionit.

“Nuk mundeni me na ndalë, as me forcë”, tha Veseli i cili me pas kërkoi nga VV që t’ju ofrojnë mundësi deputetëve me folë për dy marrëveshjet të cilat po i kundërshtojnë ata, me arsyetimin se janë në dam të Kosovës.
“Mos na vendosni në pozicion të pakandshëm. A ka mundësi njiherë në Kuvend me na lejue me folë lirshëm për çashtjen e demarkacionit dhe asociacionit, të na ndigjojnë qytetarët se çfarë po bisedojmë”, tha Veseli.

“Na lejoni mundësinë të flasim”, përsëriti Veseli.

E krejt kjo ndodhi mbasi që kryetari i VV’s, Visar Ymeri, në fjalimin e tij para deputetëve tha se çashtja e Demarkacionit nuk do të realizohet, mbasi që simbas tij nji numër i madh i deputetëve janë kundër kësaj marrëveshje.