Veseli, Haradinaj e Limaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e Kelmendit në konakun e tij

kelmendi

Në takimin e së Mërkurës ka me marr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, këtë e bani të ditun deputeti i pamvarun, njiherit edhe organizatori i këtij takimi, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi tha se deri tash ka marr tri konfirmime nga Haradinaj e Limaj,  ku përfshin edhe konfirmimin e Kadri Veselit, që simbas tij ai asht çdo herë i gatshëm për bashkëpunim.

“Isha në zyrën e kryetarit të PDK’s, dhe shprehu gadishmëninë për me ardhë në këtë takim, si çdo herë që asht i gatshëm. Tash ka mbetë çashtja e orës, mendoj që të zhvillohet rreth orës 12, por mvaret nga obligimet e liderëve politikë”, tha Kelmendi.

Ai poashtu tha se, gjatë ditës së sotme pritet me bisedue edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për me marr konfirmimin e  tij në këtë takim.