Veseli heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, por veç me nji kusht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se asht i gatshëm me heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër. Veseli ka thanë se krejt këtë kishte me ba vetëm për mos me i sjellë vendit krizë politike…

“Mbrenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli asht pengesë”, ka thanë Veseli në nji intervistë në RTK.

“Unë nuk e kam hiq problemin e tyne, as nuk i nënshtrohem atyne asnhjiherë”, asht shprehë Veseli.

“Por, për hir të interesave qytetare dhe për m’i demaskue njerëzit e tillë, unë kam me ofrue nji kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të kuvendit, dhe të njajtën kohë të njajtën ditë ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar”, ka deklarue kryetari i PDK’s.