Veseli i bindun në fitoren e Kosovës

Kanë mbetë edhe pak çaste deri në fillimin e lojës së shumëpritun në mes të Kosovës dhe Kroacisë, në qytetin e Shkodrës.

Këtij vendi ia kanë mësy i madh e i vogël. Por, nuk mungojnë as politikanët kosovarë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka shkue për ta pa nga afër këtë ndeshje, thotë se beson në fitoren e përfaqësueses kosovare dhe se ky ekip së shpejti ka me pasë edhe stadiumin e vet.

“Në Shkodër po ndjehemi si në shtëpinë tonë, faleminderit Shkodrës për këtë mikpritje. Kjo asht nji atmosferë shumë festive”, tha Veseli.

Veseli ka kërkue nga futbollistët kosovarë që sonte ta bajnë popullin e Kosovës krenarë dhe u shpreh i sigurt se sonte Kosova ka me fitue.