Veseli: I kemi përmbush krejt kriteret për liberalizimin e vizave!

kadriveseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherësh kryetar i PDK’s, Kadri Veseli, ka thanë se vendi ynë ka përmbush krejt kriteret e kërkueme për procesin e liberalizimit të vizave.

Veseli në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Epoka e re”, ka thanë se tash vendi asht në nji situatë kur na asht vënë kriter edhe çashtja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka theksue se ky kriter ka qenë i panevojshëm mbasi, simbas tij, ka shumë vende të BE’s të cilat nuk e kanë përfundue demarkacionin.

“Po i përmendi vetëm dy prej tyne, Sllovenia dhe Kroacia”, asht shpreh ai.

Veseli ka thanë se pret vendimin e drejtë të BE’s, që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE.