Veseli i pergjigjet Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deponue në Gjykatën Kushtetuese, mbas kerkesës së këtij institucioni, versionin e tij rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës në seancën e 26 Frorit.

Veseli në përgjigjen e tij të gjatë, thotë se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedh Presidentin në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Si dihet partitë opozitare (VV-AAK-NISMA), e kanë dergue në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e Presidentit (Hashim Thaçit), me pretendimin se ka pasë shkelje.

Gazeta Express e ka sigurue të plotë përgjigjen e Veselit, ku në hollësi përshkruhet procedura e zgjedhjes së Presidentit dhe zhvillimet në seancën e 26 Frorit kur asht zgjedh Hashim Thaçi President.

Kryeparalamentari beson se gjithçka që ka ndodh atë ditë në seancën për zgjedhjen e Presidentit asht në përputhje me aktin ma të naltë juridik të vendit.

“Parashtruesi i kësaj përgjigje dhe Kuvendi i Republikës mirëpresin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kërkesën Nr. KO47/16 dhe shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të datës 26 Fror 2016 ka zgjedh Presidentin e Republikës së Kosovës dhe ka zbatue procedurën e zgjedhjes në përputhje të plotë me nenin 86 të Kushtetutës” thuhet në përgjigje.

“Deklaroj se informatat që kam dhanë në këtë përgjigje përkitazi me kërkesën tuej janë të sakta, simbas njohunisë sime dhe besimit tim” ka shtue ma tej Kryeparlamentari Veseli.

Kjo asht përgjigja e plotë që Kryeparlamentari ja ka dergue Gjykatës.