Veseli i thotë Zbogarit: Shko kqyre çfarë po ndodhë në Mitrovicë!

veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në tryezën me temën “Si ta shndërrojmë MSA’n në nji proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?” ka kerkue ma shumë ndihmë nga partnerët nderkombëtar në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Ai ka thanë se e vlerëson ndihmën e marrë nga to, por që asht koha që kjo të zgjanohet.

“Na e vlerësojmë shumë përkrahjen që kemi marrë nga partnerët nderkombëtar. Por në të njajtën kohë kerkojmë nga shtetet që nuk e kanë njoft akoma Kosovën që ta bajnë këtë gja. Njohja ndikon në stabilitetin regjional”, tha Veseli.

Përsa i përket MSA’s, ai ka thanë se asht hap në drejtimin e duhun, ndërsa ka drejtue nji varg kritikash drejt BE’s për mosliberalizimin e vizave.

Kryekuvendari Veseli po ashtu ka përmend ndamjen e Mitrovicës si problem të madh, tue ju drejtue përfaqësuesit të BE’s në Kosovë, dhe ka kerku nga opozita që të kthehet në Kuvendin e Kosovës për të vazhdu punën së bashku.

Nuk po më pëlqen që në fjalorin tonë po permendet Serbia, tue e ditë të djeshmen. Në Kosovë ajo nuk ka ma çfarë me kerkue. Por asht interes yni që të krijojmë raporte të mira fqijësore. Ftoj (Samuel) Zbogarin që ta shoh çfarë po ndodh në veri të MItrovicës. Tashe e 17 vjet bashkëkombasit e mi nuk kanë mundësi të kthehen në pronat e veta. I ftoj kolegët e mi të opozitës që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të vazhdojmë punën bashkë”, ka theksue Veseli.

 

2-veseli