Veseli: Investimi në dije nxitë zhvillimin ekonomik të Kosovës

kadria

Kryeparlamentari Kadri Veseli në ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit ka nda kohë për me qenë prezent në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’.

 

Simbas Veselit  biblioteka asht nji institucion shumë i randësishëm i dijes, shkencës,kulturës dhe kujtesës historike.

Gjithashtu Veseli ka theksue se gjatë qëndrimit të tij në sallat e leximit ka nda moment edhe me studentët nga të cilët ka ndigjue brenga nga ma të ndryshmet.

 

 Ky asht postimi i plotë:  

 

Në Ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit, vizitova Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një institucion shumë i rëndësishëm i dijes, shkencës, kulturës dhe kujtesës tonë historike. Gjatë qëndrimit në sallat e leximit, takova studentë me të cilët bisedova për idetë dhe brengat e tyre.

Drejtuesve të Bibliotekës u premtova përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e Bibliotekës sonë kombëtare.

Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë. K.V

 

2-kadria

 

4-kadria

 

3-kadria

 

5-kadria

 

6-kadria