Veseli ja kthen Vetëvendosjes, leni institucionet me zbardhë vdekjen e Deharit! (video)

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se asnjani nga deputetët nuk e ka pyet kur e kanë hedh nënshkrimin për me kërkue seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astirit Deharit por as kur i kanë tërheq nënshkrimet.

Veseli mbas mbledhjes se Kryesisë në të cilën nuk mori pjesë opozita tha se opozitarët vetëm po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit tue i kritikue ata për mosmarrje pjesë në mbledhjen e Kryeisisë.

Kryetari i Kuvendit, kërkoi qe të mos përdoret vdekja e Deharit politikisht.

Kosova, simbas tij, ka institucione dhe duhet lanë qe të zbardhet e vërteta.