Veseli ja nis fushatës për Lladrovcin në Drenas!

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, takuen qytetarët në Terstenik, me ç’rast u fol për aktualitetin politik dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, tue u fokusue në përkrahjen që do ta ketë Drenasi në vijimësi, njofton PDK.

Kadri Veseli theksoi se investimet në Drenas do të shtohen, edhe me rishikimet buxhetore edhe me projeksionet në të cilat Drenasi nuk asht perfshi për shkaqe objektive.

“Drenasi asht me perspektivë dhe nuk mundet me mbetë pa investime të cilat e përmisojnë jetën e qytetarëve. Unë këtu, shoh optimizëm se nesër do të jetë ma mirë se sot. Këtë të sotme dhe të nesërme e bajnë vetëm ata që vertetë e duen e punojnë për vendin e tyne. Vlera e PDK’s janë njerëzit e saj që me vetëmohim ju prijnë proceseve. Kam besim se Ramiz Lladrovci asht nji nga këto vlera të Drenasit dhe ju ftoj me vlerësue këtë besim tonin”, tha Veseli.

Kandidati i PDK’s për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë takim konsultativ e vlerësoi tejet të veçantë, sepse jo vetëm që u fol rreth projekteve aktuale por edhe projektet e së ardhmes.

Lladrovci shtroi nevojën e ngritjes së mirëqenies si garancë e perspektivës së qytetarëve.