Veseli: Jemi pranë popullit italian

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, asht solidarizue me popullin e Italisë mbas tërmetit që la të vdekun mbi 37 persona.

Të plagosunit janë mbi 100. Raportohet se janë 150 të zhdukun. Në mesin e tyne janë edhe 5 shqiptarë të plagosun.

Kryetari Veseli uron shërim të shpejtë për të lënduemit e kësaj fatkeqësie.

Postimi i plotë i kryetarit Veseli në Facebook:

Në këto momente të vështira pas fatkeqësisë së rëndë natyrore në Itali, jemi pranë popullit mik italian.

Shpreh dhembjen e qytetarëve të Kosovës dhe solidarizohemi me të afërmit e viktimave, ndërsa urojmë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. K.V.