Veseli: Jemi të bekuem nga Zoti që i dhamë njerëzimit Nanë Terezën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtue në 106 vjetorin e lindjes, nobelisten shqiptare, Nana Terezë.

Veseli në nji status në rrjetin social Facebook ka shkrue se, shqiptarët janë të bekuem që i dhanë njerëzimit nji person human si humanistja Gonxhe Bojaxhiu.

Statusi i Veselit në Facebook:

“Sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit nje humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore”.