Veseli: Ka dallim mes atyne që kanë kry krime dhe komunitetit serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se zhvillimet e sotme në fshatin Mushtisht nuk i duhen Kosovës

Ai ka thanë se plagët e luftës në Mushtitsht, ashtu si të gjithë Kosovës, janë plagë të randa që kërkojnë drejtësi të vërtetë, pos në çdo rast duhet të bahet dallimi i domosdoshëm në mes atyne që kanë ba krime dhe komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

“Përgjegjësia gjithmonë asht individuale e institucionale, por jo kolektive”, ka thanë ai.

“Ato vetëm sa krijojnë mundësinë që të keqpërdoren prej atyne që duen ta pengojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të krijojnë imazh negativ në botë për vendin tonë”, ka thanë Veseli.