Veseli kallxon çka bahet kur Kosova e Amerika bahen bashkë!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ambasadës së ShBA’s në Prishtinë, për zhvillimin e Programit Fullbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Kosova në SHBA.

Tue e konsiderue këtë ngjarje si shumë të randësishme për edukimin në Kosovë, kryeparlamentari Veseli tha se marrëdhaniet e Kosovës me Shtetet e Bashkueme t’Amerikës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme, dhe se vetë kjo marrëveshje përban nji dimension të veçantë të këtyne marrëdhanieve.

Veseli tha se falë saj, shumë të rijë tanë, kanë mundësinë të kenë qasje dhe studiojnë në institucionet arsimore prestigjioze të ShBA’ve, truallit të demokracisë dhe njikohësisht, të zhvillimit ekonomik, ndërsa dijen dhe përvojën e fitueme në këto institucione, me investue në Kosovë.

Kryetari Veseli tha se ky program ofron nji mundësi të mirë për të rijtë tanë që të jenë konkurrues me moshatarët e tyne në vendet perëndimore dhe njikohësisht, të njihen krenarë me identitetin dhe vendin e tyne.

 

2-veseli

 

3-veseli