Veseli kallxon pse u mbajt mbledhja e Kryesisë në mbramje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mbas mbledhjes së Kryesisë ka kallxue për arsyen pse u dashtë me u mbajt sonte.

Seanca asht caktue për 13 ditë ma vonë.

“Takimi ka qenë nji mbledhje e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, në fakt ka qenë ma tepër çashtje teknike për përcaktimin e nji seancë parlamentare, e cila ka me qenë më datën 30 Nandor. E kemi lanë për këtë datë për vet faktin se nji pjesë e madhe e Kryesisë të Kuvendit, por po ashtu edhe të deputetëve, kanë me mungue dhe për mos me humbë nji sesion parlamentar, atëherë e kemi vendosë sonte në orët e vonshme me mbajtë këtë mbledhje”, tha Veseli mbas takimit.