Veseli, kështu e mbrojti Xharrën në Samitin e Grues Demokratike (video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënue edhe njiherë ashpër dhunën ndaj anëtares ma të re të PDK’s Arbana Xharra.
Këtë deklaratë lideri i PDK’s Kadri Veseli e ka ba në Samitin e Gruas Demokratike të Kosovës.

“Ajo që i ka ndodh njanës prej kolegeve tona, njanës prej grave ma të guximshme në Republikën e Kosovës, e cila së fundi i asht bashkue PDK’s, zojës Arbana Xharra, vërtet na ka prek të gjithëve. Na ka prek për vetë faktin se do të kisha arritë me besue gjithçka, edhe nji herë e përsërisë, kisha me arritë me besue gjithçka, por pse në traditën tonë do të ndodhte që dikush me ngritë dorë mbi gruen, nëpër prita, nuk do ta kisha besue kurrë”, ka thanë Veseli.

Kjo, në fakt, asht shqetësuese për krejt neve, ka shtue Veseli, tue thanë se asht atak i drejtpërdrejtë.

“Nuk ka me lejue dhe as nuk ka me pranue në asnji moment as politizim, as rëndim të situatës. Kërkoj qetësi. Por, në të njajtën kohë ka me dërgue nji mesazh, i cili asht shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë: atyne që gëzohen, mendoni, mendoni njerëz të dashun që keni gra, motra, nana, nuk duhet me ndodhë kurrë diçka e tillë në Kosovë. Asht edhe nji mesazh i qartë: nuk kemi me lejue gjana të tilla dhe kemi me i ndëshkue me forcën e ligjit”, ka thanë Veseli.

Kryetari i PDK’s ka thanë se dëshiron me përçue edhe nji mesazh të sigurisë për gratë, motrat, nanat tona.

“Nuk kemi me lejue që të nëpërkëmbet nderi i grues sonë, nuk kemi me lejue me u cenue nga burrat e ligë, kushdoqofshin ata, çfarëdo motivi qoftë, në Republikën e Kosovës. Kjo asht politika e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thanë Veseli.