Veseli: Koalicioni mundet me qendrue deri në vitin 2018, me këtë opozitë edhe 50 vjet në pushtet!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbas mbledhjes së kryesisë ka folë për koalicionin qeverisës.

Ai ka thanë se ky koalicion mundet me qendrue i tillë deri në vitin 2018.

Veseli, po ashtu, ka folë edhe për qendrimin e partive opozitare lidhun me çashtjen e Demarkacionit.

Simbas tij qendrimi i opozitës për demarkacionin asht gabim, dhe se pozita ka me qendrue në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës.

Kreu i Kuvendit shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me këtë çashtje.

E ndërkohë, kryesia vendosi që seanca e Kuvendit me u mbajt të Ejten, ku njana nga pikat asht draft-deklarata e hartueme nga grupet parlamentare, me anë të cilës kërkohet nga BE që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës me u ba pa kushte.