Veseli: Koalicioni nuk rrezikohet, bojkoti nga serbët nuk asht zgjidhje!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thanë se bojkotimi i Kuvendit dhe Qeverisë nga ana e Listës serbe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Veseli ka thanë se bojkotimi nga Lista serbe nuk e rrezikon koalicionin, por simbas tij, kjo qasje nuk asht zgjidhje as për serbët.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK’s, Ismet Beqiri ka thanë se Lista serbe nuk mundet me i shantazhue dhe me i imponue zgjidhjet.

 Ai tha se me kercënime nuk munden me ba asgja.

“Lista serbe nuk mundet me u shantazhue… Ata duhet me u mësue që me kercënime nuk munden me ba asgja”, u shpreh shefi i GP’s të LDK’s.