Veseli: Kosova asht ambasadore e pajtimit, e përkushtueme për paqe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folë në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili po mbahet nën patronatin e tij.

Ai ka shprehë kënaqësinë para të pranishmeve që Kosova asht nikoqir i këtij takimi. Veseli ka deklarue se “vetëm tue ju falënderue juve, shteti i Kosovës po qëndron në kambë të veta”, transmeton lajmi.net

“Me këto takime duhet me kallxue besim në njani-tjetrin. Asht demokracia që na mundëson me i tejkalue dallimet tona. Por, për me arritë këtu, nuk ka qenë e lehtë. Ballkani ishte vatër lufte për nji kohë të gjatë”, asht shprehë Veseli.

“Besojmë në drejtësi dhe që nuk jemi të vetmuem. Kryesorja asht me pas pajtim, dhe na jemi këtu që me ju kallxue fqijve se Kosova asht e përkushtueme për paqe dhe me ndihmën e miqve sikurse ju, na mundemi me u ba ambasadorë të pajtimit”, ka thanë Veseli.