Veseli: Kosova asht përkrah popullit mik amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtue 16 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, ku humbën jetën 3 mijë persona, mbasi u rrxuen ‘Kullat Binjake’.

Shkrimi i tij i plotë:

Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit.