Veseli: Kosova e perkushtueme me i krye obligimet e veta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Në këtë takim, kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach biseduen për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat tona integruese dhe çashtjet që duhet me u adresue gjatë kësaj periudhe.

Tue e urue zyrtarin e naltë gjerman për detyrën e re, kryetari Veseli falënderoi Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyeme ndaj Kosovës në shumë drejtime, tue e konsiderue atë si njanin ndër perkrahësit ma të mëdhaj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila asht e nevojshme edhe në t’ardhmen.

Kryetari Veseli theksoi se Kosova asht tue kalue nëpër nji fazë mjaft sfiduese, me çashtje që duhet me u adresue sa ma shpejt, në mënyrën që qytetarët tanë me lëviz lirshëm në Zonën Schengen.

“Kosova asht e përkushtueme me i krye obligimet që ajo ka para vetes”, ka thanë Veseli.

Kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë bisedue edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.