Veseli: Kosova sakrifikoi shumë për demokracinë, me mesue nga Amerika!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka thanë se Kosova ka sakrifikue shumë që të jetë vend i lirë, i pamvarun dhe demokratik.

Ai t’Ejten gjatë shenimit të “Ditës së Demokracisë”, asht shpreh se kjo asht arritë në sajë të përpjekjeve të gjeneratave të tana kosovare, tue mos harrue me permendë edhe ndihmën e vendeve mike të Kosovës në procesin e demokratizimit të vendit.

 

“Qytetarët e Kosovës janë krenarë që e festojnë ditën e Ndërkombëtare të Demokracisë. Kemi dhanë shumë për këtë ditë si popull dhe kemi arritë sukses falë angazhimit dhe sakrificave të gjeneratave të tana, dhe ndihmës së partnerëve tanë nderkombëtarë, në veçanti të përkrahjes së Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Kemi gabue shumë gjatë kësaj kohe dhe duhet me mesue nga SHBA’të.

Kemi nevojë me përmisue gabimet”, asht shpreh Veseli.

Ai gjithashtu ka thanë se në qëllimet shtet-ndërtuese, Kosova s’do të ketë të ndalun.

“Nuk ka forcë e as nuk ka qëllim që na ndalë drejt rrugës tonë të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, tha ai.