Veseli: Kosovarët të izoluem, kjo asht e padrejtë nga BE!

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thanë se Kosova asht vendi i vetëm që nuk gëzon të drejtën për me lëvizë lirshëm.

“Jemi vendi i vetëm që nuk e gëzojmë liberalizimin por që presim me radhë të gjata për me marrë nji vizë”, ka deklarue ai.

E për nji gja të tillë, i pari i PDK’s e ka fajësue Bashkimin Europian, me ç’rast ka thanë se kosovarët tashma kanë mbet të izoluem nga bota.

“Kjo asht e padrejtë nga ana e Bashkimit Europian. Na populli i Kosovës jemi populli ma i izoluem në botë”, ka shtue Veseli.

Simbas tij, partitë në vend mund të mos bien dakord për çdo gja, por kur bahet fjalë për popullin duhet të gjejnë nji gjuhë të përbashkët.

Ai më pas, ka thanë se pret përkrahjen e ambasadorëve të huej në Kosovë.