Veseli: Krejt ata që i kanë shkaktue dhimbje të mëdha Kosovës, duhen me marrë përgjigjen e meritueme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit nga legjislatura e kalueme, Kadri Veseli, ka thanë se Dita Ndërkombëtare e të Pagjetunve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe.

Statusi i tij:

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar.