Veseli krijon komision të ri me ekspertë vendore të pozitës dhe opozitës për Demarkacionin me Malin e Zi?

Kadri-veseli

Versioni aktual i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nuk pritet me shkue për ratifikim në Kuvend.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, asht tue e shqyrtue seriozisht rishikimin e kësaj marrëveshje.

Burime të Tribuna Channel bajnë me dije se Veseli asht i gatshëm që në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, me krijue nji komision me ekspertë vendorë të pozitës dhe opozitës, i cili do shqyrtonte marrëveshjen për demarkacion.

Gjithnji simbas këtij burimi, Veseli për këtë propozim ka bisedue edhe më Kryeministrin Mustafa dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.