Veseli: Kriminelët kanë emna, matrapazët me ndalë sulmet ndaj UÇK’s!

Kryetari i Kuvendit njiherësh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli gjatë zhvillimit të seancës rreth projektligjit për EULEX’in ka theksue se çdo ushtarë merr pergjegjësi për atë çfarë ka ba dhe me ndalue paragjykimet dhe komentet rreth ushtarëve.

Të ndalen sulmet ndaj UÇK’së, deri në Shtator 1999 ka pasë ushtar dhe komandantë, le ta harrojnë krejt matrapazët që kanë me i fut ushtarët e UÇK’s me e ungjë kokën për gjanat e liga që kanë ndodh mbas Shtatorit 1999. Secili merr përgjegjësinë e vet”, tha Veseli.

Po ashtu Veseli ka theksue se duhet lanë të qenë ushtarët dhe të mos sulmohen asnjiherë me paragjykime dhe se lufta e UÇK’s nuk duhet të përlyhet si e tanë por me emna konkret.

“Ka emna nëse keni diçka kundër ‘Kadri Veselit’ thuejani atij, shkoni në prokurori nëse e ndjeni veten të denjë mos u frigësoni. I keqi, i keq asht edhe nëse dje ishte hero i luftës”, ka shtue Veseli.

Por simbas Veselit paragjykimet ndaj luftës dhe ndaj ushtarëve duhet gjithsesi me u ndalë.

“Nuk qendron fakti se EULEX’i ka me e dënue luftën e pastër të UÇK’s, kjo nuk asht e vertetë”, ka përfundue Veseli.