Veseli: Kushtetuta e Kaçanikut – moment historik për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i randësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Këto deklarata Veseli i bani përmes nji postimi në Facebook.

 

Ky asht postimi i plotë:

 

Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit, përgatitën kushtet juridike që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran.

Përgëzoj të gjithë delegatët e atëhershëm, të cilët bënë atë që kërkonte koha dhe momenti duke realizuar përgjegjësinë historike dhe vullnetin e popullit për liri e pavarësi. K.V.