Veseli: Kushtetuta simbol unik i shtetit

kadrveseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uru të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës nga Kuvendi.

Ai në urimin e tij ka thanë se Kushtetuta, për neve, qytetarët e Republikës së Kosovës, asht ma shumë se akt juridik, asht simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik.

Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet.

Në vete ajo përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve.

Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryetarit Veseli.