Veseli mban premtimin për zgjidhjen e nji problemi

Dy muej ma parë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte pritë në takim përfaqësuesit e nji grupi specializantësh të mjekësisë, të cilët e informuen kryeparlamentarin Veseli me problemin, me të cilin ishin tue u ballafaque.

Rreth 300 specializantë, kryenin shërbimet e tyne në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk kishin marrë asnji lloj kompensimi financiar. Me këtë miratim të buxhetit zgjidhet edhe çashtja e specialistëve të papunë.

Gjatë atij takimi, kryetari Veseli u kishte premtue specializantëve se ka me u angazhue maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së kësaj situate të papranueshme për ta.

Me aprovimin e ligjit të ndryshuem të Buxhetit për vitin 2016, nr. 05/L-071, kërkesa e specializantëve për kompensim u realizue dhe ka me u zbatue në pajtim me ligjin.