Veseli: Mbështetja e qytetarëve për PDK’n po rritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK’s në Lipjan, ku ka deklarue se po vazhdon rritja dhe forcohet besimi i qytetarëve anembanë Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj.

Simbas njoftimit të PDK’s, në praninë e qindra anëtarëve e simpatizantëve të PDK’s, Veseli ka shpërnda libraza për ma shumë se 100 anëtarë të ri.

Veseli tha se edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK’n po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje asht obligim dhe përgjegjësi ma e madhe për neve. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për me mbështetë dhe shpreh besimin për PDK edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore. Kjo kallxon dhe asht dëshmi se PDK ka me qenë edhe ma e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme”, tha kryetari Veseli në Lipjan.

Shukri Buja, në emën të degës i falënderoi anëtarët, veprimtarët, themeluesit e degës në këtë përvjetor tue theksue se Partia Demokratike e Kosovës asht parti e së tashmes dhe t’ardhmes së qytetarëve, në veçanti rinisë, jo vetëm të Lipjanit, por tanë Kosovës.