Veseli: Mbrenda ditëve kanë m’u themelue institucionet

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka thanë se koalicioni PAN-AKR asht për të mirën e vendit, punësimin e të rijve dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli ka deklarue se asht çashtje ditësh kur ka m’u konstitue institucionet, dhe kjo ka m’u ba me konsulta ndërmjet të gjitha partive politike, tue përfshi edhe Listën Rugova.

Ai asht shpreh i bindun se nuk do të ketë vonesa.

Koalicioni PAN-AKR asht nënshkrue para pak çastesh, ku prezentë ishin: Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.