Veseli: Më 22 Tetor, Malisheva ka me ju besue PDK’s

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli sot ka qëndrue në Malishevë, në prag të fushatës zgjedhore e cila nis më 22 Tetor.

Veseli ka thanë se qyteti i Malishevës ka me ja besue qeverisjen PDK’s.

Simbas Veselit, kandidati i PDK’s, Mursel Gashi ka vision për me çue Malishevën përpara.

 

Lexo postimin e plotë të Veselit:

 

Më 22 tetor, Malisheva do t’ia besojë drejtimin PDK-së, sepse platforma jonë qeverisëse garanton zhvillim. Kandidati për Kryetar, Mursel Gashi, ka vizionin për ta çuar drejt sukseseve këtë Komunë gjatë katër vjetëve të ardhshëm, ndërsa kandidatët për Kuvend Komunal janë profesionistë të dëshmuar. Vizion i ri, frymë e re.