Veseli: Më 5 Mars ndodhi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtu 18-vjetorit e ranies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Ai ka thanë se më 5 Mars 1998, ndodhi sakrifica e pashoqe për liri, aty ku ndodhi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë.

Qe postimi i Veselit në Facebook:

Sot, zemra dhe mendja e të gjithëve neve, është në Prekazin e Adem Jasharit, aty ku më 5 Mars 1998, ndodhi sakrifica e pashoqe për liri, aty ku ndodhi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë.