Veseli me ambasadorët e QUINT’it diskuton për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pritë në takim ambasadorët e vendeve të Quintit, me të cilët ka diskutue për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në nji njoftim të Kuvendit, thuhet se Kryeparlamentari Veseli i ka falënderue ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyne po i japin qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, ritheksova përkushtimin tonë institucional, për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, janë të sigurt dhe nuk lejojnë që përmes dhunës t’ju ndryshohet orientimi i tyne politik. Demarkacioni dhe temat tjera me randësi për Kosovën, kanë me u trajtue në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike. Vullneti ynë për me ecë përpara, asht i pacenueshëm. Jemi falënderues ndaj miqve që na ndihmojnë në këtë rrugëtim”, ka thanë kryetari Veseli.