Veseli me deklaratë interesante për politikën

kadri-veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Tryezën “Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional”, e zhvillueme në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA’ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID’it.

Në këtë tryezë, Veseli tha se në Kosovë ka degradue imazhi i politikës dhe se kjo duhet e ndryshue urgjentisht.

“Sot po diskutojmë, së bashku, për etikën parlamentare, e cila në rrethanat aktuale, nuk asht lluks, por nevojë urgjente institucionale. E them nevojë urgjente, sepse të gjithë sot në Kosovë, jemi dëshmitarë për degradimin e imazhit të politikës dhe funksionit publik. Politika asht ba sinonim i fenomeneve negative në shoqni, korrupsionit, abuzimit, interesave të ngushta meskine, shkeljes së ligjit dhe fjalës së dhanë, akuzave të pambështetuna dhe motiveve të ulëta”, ka thanë Veseli.