Veseli me fjalë prekëse në lamtumirën e fundit për Bajram Rexhepin

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalinë e tij lamtumirës për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë ceremonisë së varrimit tha se kjo nuk asht hera e parë që po ngjitet në këtë kodër.

Ai tha se në këtë kodër asht ngjit sa e sa herë bashkë me Rexhepin për me i varrosë deshmorët e lirisë.

Ndërsa sot ai tha se gjenden aty për me i dhanë lamtumirën e fundit vet doktorit, Bajram Rexhpi.

“Dhimbja asht e madhe kemi humb nji njëri me vlera të mëdha, nji politikanë të denjë. Kemi humb mjekun që veshi uniformën e ushtrisë për me shërue plagët e lirisë. Ishte shembull për të gjithë. Na duhet ta ndjekim këshillen e doktor Bajramit se ky vend duhet me ecë përpara  që të bahet ma i fortë. Ishte dhe do të mbetet simbol i qytetit tonë. Sa herë të përmendet emni i tij dhe do të flitet edhe për emnin e tij, ka m’u  folë edhe për Mitrovicë.  Dhe sa herë të flitet për Mitrovicën tonë do të flitet edhe për Bajram Rexhepin. Ai do të mbetet monument në memorien e Kosovës se si të fitohet, ndërtohet edhe ruhet liria jonë”, tha Veseli.