Veseli me gazetarët, çka ju premton atyne!

Për ditën ndërkombëtare në qasjen në informata, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka organizue nji takim të përbashkët me gazetarët në Kosovë.

Gjatë takimit, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj ka thanë se Kuvendi i Kosovës ka qenë ma i hapun ndaj gazetarëve, në krahasim me Qeverinë dhe institucionet tjera.

Gjithsesi edhe në këtë drejtim, simbas tij, duhet me u ba edhe ma shumë.

“Kuvendi duhet të ketë nji qasje ma të hapun me gazetarët. Krejt institucionet duhet me ju pergjigjë kërkesave të gazetarëve. Fatkeqësisht në Kosovë, raporti mes institucioneve dhe mediave nuk asht në nivelin e kënaqshëm”, ka thanë ndër të tjera Hysenaj.

Ndërkaq kryekuvendari Veseli tue e lavdue punën e gazetarëve ka thanë se lutet që të mos persëritet ma gjendja e krijueme gjatë vitit që po lamë mbas.

“Lutem që asnjiherë të mos kalojmë të njajtën periudhë që kemi kalue së bashku për gati nji vit. Kuvendi ka qenë ndër institucionet ma transparente për gazetarët. Jam i sigurt që me nji punë të perbashkët do të kemi sukses së bashku”, ka thanë Veseli.