Veseli me studentët në Hungari, keni me u befasue çka ju premtoi atyne! (foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takue në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Budapest studentët kosovarë që studiojnë në universitetet e Hungarisë, simbas nji burse të dhane nga qeveria hungareze.
Kryeparlamentari Veseli, i shoqnuem nga ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi, ka diskutue me studentët kosovarë për përvojën e deritashme të marrë nga ata në shtetin hungarez, ndërsa kanë ndigjue edhe shqetësimet dhe kerkesat e tyne për institucionet e Kosovës.

Veseli i njoftoi studentët kosovarë se vitin e ardhshëm, simbas marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, numri i studentëve kosovarë që kanë me përfitue bursa studimi për në këtë vend, do të rritet për 50 studentë.

Ai i inkurajoi studentët që të përkushtohen maksimalisht ndaj studimeve dhe mbas përfundimit të tyne të kthehen dhe të japin kontribut në Kosovë.

Studentët e falënderuen kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen që ju bani në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Hungari, ndërsa kërkuen mundësi dhe bashkëpunim të institucioneve kosovare për t’ju ofrue të dhana të nevojshme gjatë përgaditjes së temave të diplomës.

Kryeparlamentari Veseli i siguroi se çdo informacion i nevojshëm për ta do të sigurohet dhe do t’ju ofrohet në shërbim çdo kapacitet i Ambasadës së Kosovës në Hungari.

 

 

studa1

 

studa2

 

studa3

 

studa4

 

studa5

 

studa6

 

studa7