Veseli me telefon, çka i kerkoi Fajonit për vizat!

Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nepërmjet Facebook’ut ka njoftue se sot ka bisedue në telefon me raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën në PE, Tanja Fajon.

Veseli dhe Fajon kanë folë për procedurën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli ka kërkue përmbyllje sa ma të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave.

 

Ky asht postimi i Veselit n’Facebook:

 
Sot pata një bisedë telefonike me Znj. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, lidhur me përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe çështjet të cilat kërkojnë përkushtim institucional në raport me këtë proces. Unë e përsërita qëndrimin tim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera.

Znj.Fajon përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh. Shfrytëzova rastin të falënderojë Parlamentin Evropian për miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes së Parlamentit Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe inkurajim për institucionet e Kosovës. Parlamenti Evropian mbetet aleat yni dhe do të vazhdojmë përkushtimin për realizimin e planit tonë të përbashkët. K.V.