Veseli merr çmim për merita në lidership

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori çmimin për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit, nga Universiteti i Sheffield – Dega e Selanikut, në nji ceremoni të organizueme sot në Prishtinë.

Para studentëve, ish-studentëve dhe drejtuesve të këtij institucioni arsimor, kryeparlamentari Veseli falënderoi Universitetin e Sheffield’it për titullin e akorduem dhe për mundësinë që ju ofrohet të rijve nga Kosova me studiue në bankat e këtij universiteti.

Mandej, kryetari Veseli foli për nevojën e ngritjes së kapaciteteve arsimore në Kosovë, si parakusht për zhvillim të hovshëm ekonomik. Ai tha se Kosovës sot i duhet nji transformim i fuqishëm ekonomik, i cili kishte me i mundësue asaj zgjidhjen e nji varg problemeve që vijnë si pasojë e papunësisë.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ndihem aspak krenar që Kosova ende ballafaqohet me papunësi të madhe të rinisë së saj dhe me probleme të varfnisë”, theksoi kryetari Veseli.

Ai ju bani thirrje të rijve që me qenë ma aktivë në fushat ku veprojnë dhe të marrin përgjegjësi për zhvillimin dhe përparimin e vendit.

thumbnail-kryetarit-veseli-i-ndahet-cmimi-per-meritat-ne-lidership-dhe-sherbim-ndaj-komunitetit-2_1478722599-8379089