Veseli merr mbështetje nga Hungaria për liberalizimin dhe 150 milionë euro për projekte

Kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli theksoi se Kosova i ka përmbushë tana kriteret e kërkueme për liberalizimin e vizave dhe asht e padrejtë që qytetarët kosovarë me vazhdue me mbetë të izoluem, vetëm për shkak të mos miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Laszlo Kover, i ofroi mbështetje të plotë kryeparlamentarit Veseli dhe e siguroi se Hungaria mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u zotue se ka me kërkue përkrahje për liberalizim të vizave për kosovarët edhe nga vendet tjera europiane.

kadro-h

Kover tha se Hungaria asht e gatshme me ndihmue Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve europiane dhe në aspektin e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ma të madh bileteral mes vendeve.

Gjatë qëndrimit në Budapest, kryeparlamentari Veseli asht pritë në takime të ndame edhe nga zavendëskryeministri Zsolt Semjen dhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, me të cilët ka diskutue për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë.

kadro-h1

Në këto takime, kryeparlamentarit Veseli i asht ofrue gadishmënia e shtetit hungarez që me ofrue financime të projekteve në Kosovë në vlerë prej rreth 150 milionë euro.

Këto mjete të ofrueme si kredi të buta me gati zero interes, pritet të investohen në fushën e bujqësisë, rehalbilitimit të liqenit të Batllavës, ndërtimin e stadiumit olimpik për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, si dhe projekte për menaxhimin infrastrukturor të komunikacionit rrugor në Kosovë.

kadro-h6 kadro-h9-650x358 kadro-h73