Veseli merr mbështetjen e senatorit McCain n’Amerikë

1-mccain

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qendrimit në Washington, ka takue senatorin amerikan John McCain, të cilin e falënderoi për mbështetjen personale gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari Veseli e informoi senatorin për zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, tue vënë në dukje ecuninë procesit shtetndërtues dhe synimet euro-atlantike.

Ai me këtë rast kerkoi mbështetje të matejme për Kosovën dhe ruejtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e Senatit amerikan.

Kryetari Veseli pershëndeti posaçërisht marrëdhaniet e Gardës Nacionale të Arizonës me vendin tonë.

Senatori McCain e pergëzoi Kryetarin për punën e banë deri tash dhe inkurajoi që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Senatori e siguroi Kryetarin Veseli që SHBA ka me vazhdue të mbështes Kosovën, si investim i perbashkët në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.

Ai tha që na bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si të kemi sukses, e jo të gjejmë arsye për të dështue”.
Kryetari Veseli e siguroi senatorin McCain se Kosova ka me vazhdue punën e nisun bashkë në ndërtimin e stories së suksesit të perbashkët.

 

2-mccain

 

3-mccain

 

4-mcain