Veseli merr përkrahje nga homologu i tij gjerman

Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës nderkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u taku me Norbert Lammert, President i Bundestagut gjerman.

Kryetari Veseli falënderoj homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhanë dhe asht tue i dhanë Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij presidenti i Bundestagut tue shpreh interesimin për zhvillimet në Kosovë potencoi randësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformës legjislative në Kosovë.

Mes tjerash Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdoj të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhanieve ndershtetnore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Europian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bajnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.

Në takim me Lammert, kryetari Veseli shtroi idenë që nji konferencë e tillë si kjo që po mbahet në Berlin mbi luftën kundër antisemitizmit dhe rreziqeve bashkëkohore prej tij organizohet edhe në Kosovë.

 
Kjo ide u mbështet nga presidenti i Bundestagut, cili theksoi se kambimi i përvojave pozitive në këtë fushë asht nji instrument i dobishëm në forcimin e vlerave demokratike, paqes mes shoqnive e shteteve.