Veseli merr përkrahjen e kongresmenit King për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Washington, ka takue kongresmenin Steve King, nga radhët e republikanëve, nga shteti i Iowa’s, thuhet në njoftimin për media.

“Veseli bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit tue mbet të përkushtuem në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik si dhe sundimit të ligjit.”

“Kongresmeni King, theksoi se shteti i Iowa’s do ta mbështesë fuqishëm Kosovën, jo vetëm në kuadër të partneritetit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa’s dhe FSK’s, por ky partneritet dhe kjo përkrahje do të zgjanohet edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit, si dhe integrimin euro-atlantik te Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeparlamentarit.

Në takim, gjithashtu, Kryetari Veseli theksoi nevojën për nji marrëdhanie formale në mes të Kosovës dhe NATO’s, ku si hap i parë do të ishte Partneriteti për Paqe.

 

1-veseli

 

3-veseli

 

4-veseli