Veseli merr pjesë në ceremonitë e organizueme në Vatikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Romë, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme merr pjesë në ceremonitë solemne të organizueme për nder të shejtnimit të Nanës Terezë.

Veseli sonte ka me marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nanës Terezë, ndërsa gjatë ditës së nesërme merr pjesë në ceremoninë zyrtare të shejtnimit të Nanës Terezë, e cila mbahet në Selinë e Shejtë, në Vatikan.