Veseli mirëpret vendimin e Qeverisë për parandalimin e sëmundjes gungore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndamjen e mjeteve për parandalimin e sëmundjes gungore te gjedhet.

Veseli me e anë të nji postimi në Facebook ka rikujtue deklaratën e tij, për nji veprim të shpejtë për këtë çështje.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë për ndarjen e buxhetit prej 1.1 milion euro për parandalimin e sëmundjes gungore tek gjedhet. Javën që shkoi, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, vizituam disa fermerë nga ku vlerësuam urgjencën e veprimit institucional”.