Veseli: Mos të manipulohet me dhimbjen, në mënyrë urgjente të sqarohet vdekja e Deharit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka shprehë ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.

“Në mënyrë që dhimbja e randë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tanësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në nji njoftim nga Kuvendi.